Julia Ilirjani reagon pas aludimeve për videot intime: “Mos m’i shqetësoni familjarët! Nëse do isha unë, do ndiqja rrugën ligjore”

Julia Ilirjani reagon pas aludimeve për videot intime: “Mos m’i shqetësoni familjarët! Nëse do isha unë, do ndiqja rrugën ligjore”
Aktorja Julia Ilirjani ka reaguar pas aludimeve që po qarkullojnë në rrjet lidhur me videot intime të publikuara ditët e fundit dhe emrat e personazheve të njohura që pretendohet se shfaqen në to.
Ilirjani ka kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në spekulime, duke treguar se persona të afërt me të po kontaktohen për këtë çështje.
“Po shoh që po aludohet, po merren në telefon njerëzit e mi, që unë jam në një nga ato video. Mos m’i shqetësoni familjarët.”
Ajo e mohoi në mënyrë të tërthortë përfshirjen e saj, duke shtuar se, nëse do të ishte viktimë e publikimit të një materiali të tillë, do t’u drejtohej institucioneve:
“Nëse do isha unë, do isha drejtuar në rrugë ligjore.”
Ilirjani kritikoi gjithashtu vëmendjen e madhe që po i kushtohet jetës private të artistëve:
“A ka mundësi t’i lini artistët në hallin e tyre dhe merruni me këta që po ju vjedhin?”


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *