Moderatori tregon banorët e Big Brother VIP: Kasti më i fuqishëm deri më sot!

Moderatori tregon banorët e Big Brother VIP: Kasti më i fuqishëm deri më sot!

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti ka ngacmuar publikun për sezonin e pestë të reality show-t. Hamiti në Instastory ka publikuar një fotografi të kastit, të mbuluar me blur, duke lënë gjithçka në mister sa i përket emrave dhe fytyrave të personazheve që pritet të bëhen pjesë e këtij sezoni.

“Prapa këtij bluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon. Kasti më i fuqishëm deri më sot. Si një vepër arti… kasti i Big Brother VIP Kosova 5”, ka shkruar Hamiti krahas fotografisë.

Megjithatë, emrat e konkurrentëve ende nuk janë bërë publikë zyrtarisht, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë surprizat që “Big Brother VIP Kosova 5” do të sjellë këtë sezon.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *