Tre muaj revoltë kombëtare kundër keqqeverisjes, përfundon protesta dhe marshimi i qytetarëve në Tiranë: Nesër më shumë! Rama, dorëhiqu!

Tre muaj revoltë kombëtare kundër keqqeverisjes, përfundon protesta dhe marshimi i qytetarëve në Tiranë: Nesër më shumë! Rama, dorëhiqu!

Ka përfunduar protesta e ditës së 90-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila u shoqërua me një marshim të gjatë të qytetarëve nëpër rrugët e Tiranës.

Pas fjalimeve, protestuesit u nisën nga Kryeministria drejt qendrës së kryeqytetit, duke parakaluar pranë ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.

Marshimi vijoi më tej drejt zonës së “9-katësheve” dhe Shallvareve, për t’u rikthyer më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, aty ku zhvillohet protesta e përditshme.

Në përfundim të tubimit, qytetarët përsëritën kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa thirrjet “Rama, dorëhiqu!” dhe “Nesër më shumë!” shoqëruan mbylljen e protestës, e cila sot shënoi tre muaj nga nisja.

WhatsApp Image 2026-08-28 at 20.24.33(2)protesta 90 (11)protesta 90 (10)protesta 90 (9)protesta 90 (8)protesta 90 (7)protesta 90 (14)protesta 90 (4)



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *