Lajme
Exit Poll-i i Klan Kosovës me votat e Diasporës

Rezultatet e Exit Poll-it të publikuara nga Klan Kosova për votat e diasporës tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 45.7 për qind të mbështetjes së votuesve.
Sipas këtyre të dhënave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 19.8 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 17.2 për qind të votave.
Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.2 për qind të mbështetjes sipas Exit Poll-it.

Leave a Reply