Votimi deri në orën 11:00: Pjesëmarrje më e ulët se në dhjetor

Votimi deri në orën 11:00: Pjesëmarrje më e ulët se në dhjetor

E përditësuar 11:25 – Pjesëmarrje më e ulët e votuesve se sa në zgjedhjet e muajit dhjetor, është regjistruar deri në orën 11:00

Sipas të dhënave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri në këtë orë kanë votuar 8.33 për qind e votuesve, apo 163 mijë e 329 persona.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2025, deri në këtë orë kishin votuar 8.64 për qind e qytetarëve më të drejtë vote.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani kanë votuar 59 mijë e 619 persona,e ose 3.04 për qind e numrit të përgjithshëm.

Gjithsej, në listën e votuesve janë 1,959,962 persona.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në dispozicion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se përmes kësaj platforme qytetarët, mediat dhe subjektet politike do të mund të përcjellin në kohë reale të dhënat për pjesëmarrjen në votime dhe rezultatet preliminare nga çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

Sipas Elezit, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve do të publikohen në gjashtë intervale kohore gjatë ditës së zgjedhjeve, përkatësisht në orët 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00.

Ndërkaq, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, në platformë do të publikohen edhe rezultatet preliminare të subjekteve politike.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *