Berisha denoncon në Polici ministrin e Kurtit, publikon pamje të presionit ndaj votuesve në Pejë
Berisha denoncon në Polici ministrin e Kurtit, publikon pamje të presionit ndaj votuesve në Pejë
nga NACIONALE
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, e ka denoncuar në Policinë e Kosovës ministrin në detyrë, Elbert Krasniqin. Ai ka publikuar edhe video nga fshatrat e Pejës, ku shihet se truproja e Krasniqit po bën presion ndaj vullnetit të lirë të qytetarëve.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, e ka denoncuar në Policinë e Kosovës ministrin në detyrë, Elbert Krasniqin. Ai ka publikuar edhe video nga fshatrat e Pejës, ku sipas tij shihet se truproja e Krasniqit po bën presion ndaj vullnetit të lirë të qytetarëve.
Ai tutje ka thënë se persona të afërt me ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, që nga orët e para të mëngjesit janë parë në fshatin Brestovik të Komunës së Pejës, në një zonë të banuar nga komuniteti egjiptian.
“Rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës dhe presim që institucionet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të plotë, në mënyrë që të garantohet integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë:
KOMUNIKAT PËR MEDIA
Ja pamjet e ministrit Elbert Krasniqi, bodigardit të tij Visar Vokshi dhe kryetarit të degës së IRDK-së, Avdyl Berisha, në fshatin Brestovik të Komunës së Pejës, në një zonë të banuar nga komuniteti egjiptian.
Sipas informacioneve dhe dyshimeve të ngritura, të njëjtit janë parë që nga ora 07:30 e mëngjesit në këtë fshat, duke përdorur edhe veturë zyrtare.
Ekzistojnë dyshime se prania dhe veprimet e tyre mund të kenë ndikuar në procesin e rregullt zgjedhor, përmes presionit, ndikimit apo tentativës për të devijuar vullnetin e lirë të qytetarëve.
Duke qenë se z. Krasniqi dhe z. Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, konsiderojmë se ky rast meriton trajtim të plotë institucional dhe verifikim nga organet kompetente për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të heshtjes zgjedhore.
Rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës dhe presim që institucionet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të plotë, në mënyrë që të garantohet integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve.
Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askujt nuk duhet t’i lejohet të cenojë dinjitetin dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm.
Leave a Reply