
Aludimet për një krisje në martesën e Armir Shahinit pas daljes nga Big Brother VIP Albania duket se nuk kanë qenë gjë tjetër veçse spekulime.
Artistit i njohur i West Side Family dhe bashkëshortja e tij, Rabea, kanë zgjedhur një mënyrë të qetë për t’i dhënë fund zërave.
Së fundmi, Rabea ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të qenë pranë tij, duke treguar qartë se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë.
Ajo ka ndarë në Instagram një foto krah Mirit, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të relaksuar, duke shuar çdo dyshim.
“Ju përshëndesim ❤️” – shkruan ajo, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e njohur e grupit “Në krahët e tua do jem”, një detaj që fansat e interpretuan si një mesazh të qartë për lidhjen e tyre.
Ky reagim vjen pas komenteve për një “ftohtësi” të perceptuar gjatë finales, të cilat vetë Miri i kishte hedhur poshtë, duke sqaruar se mungesa e bashkëshortes lidhej vetëm me angazhimet e saj në Gjermani.
Tashmë, me këtë takim në Tiranë, çifti duket se ka lënë pas çdo zhurmë dhe po shijon kohën së bashku.
Leave a Reply