Kam info për lidhjen tënde jashtë…’ Edisa nuk ndalet, shpërthen ndaj Brikenës!

Edisa vijon me pretendimet e saj se Brikena ka pasur një lidhje jashtë shtëpisë gjatë kohës së qëndrimit në BBVA, për të cilën ka folur edhe më herët brenda formatit. Nga ana tjetër Brikena thotë se lidhja e parë e saj ka qenë me Mateon.
Brikena: Unë për jetën time nuk kam dashur të flas. Unë thjesht kam thënë që nuk kam pasur ndonjë lidhje deri më tani. Lidhja me Mateon ka qenë një nga lidhjet e mia të para që kam.
Edisa: Mashtruese!
Brikena: Lidhje të tjera nuk kam pasur. Nëse kam shkëmbyer ndonjë mesazh me dikë, thjesht për ta njohur. Lidhje deri më sot nuk kam pasur. Nuk dua t’i hyj fare asaj teme.
Edisa: Vazhdoj t’i qëndroj të njëjta mendimeve që kisha përpara. Madje-madje tani edhe më janë përforcuar, sepse kam marrë informacione ekstra dhe nëse do Brikena, mund t’ia jap. Por unë jam një vajzë e mirë. Mos e mashtro publikun më shumë sa e ke bërë. Ji vetvetja, sepse njerëzit do të vlerësojnë akoma më shumë. Ajo Brikena e atyre batutave dhe memeve, mua më duket më tepër interesante në krahasim me atë Brikenën që ka dashur të hiqet gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother.
Brikena: Nuk marr këshilla nga një person që ka nevojë për këshilla për veten.
Leave a Reply