Çfarë ndodhi në prapaskena? – “Jam takuar me motrën e Mateos”, Selin: Brikena ndryshe nga ai… (VIDEO)

E ftuar në një emision televiziv, ajo u shpreh se vazhdon të ketë respekt për Mateon, duke e vlerësuar për mënyrën si është njohur brenda shtëpisë.

 

Për Mateon vazhdoj të gëzoj respekt për atë që kam takuar brenda Big Brother, për djalin që është dhe për karakterin që ka,” – tha ajo.

 

Megjithatë, Selina shtoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pas daljes nga shtëpia, duke lënë të kuptohet për një përplasje mes tyre.

 

“Por ai ka pasur sulm kundrejt meje pas daljes…” – u shpreh ajo, duke ngritur pikëpyetje për çfarë ka ndodhur mes tyre jashtë kamerave.

 

Ndërkohë, ndryshe nga kjo situatë, ajo theksoi se me Brikenën ruan një raport të mirë.

“Brikena ruan marrëdhënie të mira me mua,” – shtoi Selina, duke treguar se raportet mes vajzave janë më të qeta dhe pa tensione.

 

Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat po diskutojnë mbi prishjen e raportit mes Selinës dhe Mateos.

 

 

 

 


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *