Hyrja e Luiz Ejlli në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka prodhuar menjëherë përplasjen e parë serioze, duke rikthyer në sipërfaqe një konflikt të vjetër me Rogert Stakaj.

Hyrja e Luiz Ejlli në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka prodhuar menjëherë përplasjen e parë serioze, duke rikthyer në sipërfaqe një konflikt të vjetër me Rogert Stakaj.

Sapo banorët u ulën në tavolinë, Rogerti nuk arriti ta përmbajë mllefin ndaj fituesit të BBV2, duke shpërthyer në ofendime të rënda personale. Me tone të larta, ai iu drejtua Luizit me akuza dhe etiketime fyese, duke tentuar ta godasë në pikat e së kaluarës.

“Zhuls, lojtar legen, që i le lekët në bixhoz”, dëgjohet t’i thotë ai, ndërsa tensioni në ambient rritej ndjeshëm.

Përballë këtij agresiviteti verbal, Luizi zgjodhi strategjinë e tij më të njohur: indiferencën. Ai u pa duke qeshur dhe duke e injoruar plotësisht Rogertin, një reagim që duket se e acaroi edhe më shumë këtë të fundit.

Situata eskaloi në momentin kur Rogerti përfshiu në debat edhe bashkëshorten e Luizit, Kiara Tito.
“Mirë që të ka marrë Kiara, se do kishe ngelur beqar, o bjondo”, bërtiti ai, duke u ngritur nga tavolina dhe duke iu afruar fizikisht Luizit në një përpjekje të qartë intimidimi.

Edhe në këtë moment, Luizi nuk lëvizi nga vendi. Me një qetësi që kontrastonte fort me situatën, ai reagoi shkurt dhe prerë:
“Ulu, se është turp.”

Ky reagim i ftohtë dhe dominues e la Rogertin pa fjalë, ndërsa banorët e tjerë ndoqën të shokuar përplasjen e parë serioze mes dy figurave të forta të këtij edicioni.

Mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të shuhet apo do të shndërrohet në një nga boshtet kryesore të tensionit brenda shtëpisë në ditët në vijim.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *