Selin ka folur hapur për raportin e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga marrëdhëniet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

Selin ka folur hapur për raportin e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga marrëdhëniet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.
Gjatë një bisede në Dhomën e Rrëfimit, banorja theksoi se prania e DJ Gimbos e bën të ndihet e qetë dhe larg strategjive të lojës, duke shtuar se momentet që kalon pranë tij janë të natyrshme dhe pa llogari.
“Kur jam me të, thjesht jetoj momentin. Nuk jam e përfshirë në lojë,” – u shpreh Selin.
Ajo foli me vlerësim për karakterin e DJ Gimbos, duke theksuar respektin dhe mënyrën korrekte se si ai sillet me të. Sipas saj, kujdesi dhe vëmendja ndaj detajeve janë cilësi që e bëjnë edhe më të afërt për të.
“Marrëdhënia jonë është më korrektja këtu brenda. Kemi kimi shumë të fortë, e vlerësoj shumë si djalë dhe kam respekt të madh për të. Më pëlqen që është shumë detajist dhe i kujdesshëm, e kam shumë për zemër,” – tha ajo.
Deklaratat e Selinit kanë ngjallur reagime mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kuriozitetin mbi dinamikën e raportit të saj me DJ Gimbon. Kujtojmë se edhe vetë DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë për Selinin, me të cilën shfaqet gjithnjë e më i afërt brenda shtëpisë.

Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *