Reagojnë Sara Hoxha & Ledion Liço pas hyrjes së Luizit në BBVA 5

Reagojnë Sara Hoxha & Ledion Liço pas hyrjes së Luizit në BBVA 5

 

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” tashmë është një fakt i kryer dhe konfirmimi përfundimtar ka ardhur nga dy figurat kryesore të formatit, moderatori Ledion Liço dhe producentja Sara Hoxha.

Pas publikimit të videos ku Luizi shfaqej në dhomën e rrëfimit, Ledion Liço e ka shpërndarë menjëherë këtë moment në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Postimi, i cili është një bashkëpunim (collab) me Top Channel, shfaqet tashmë në “feed-in” e moderatorit, duke vulosur rikthimin e fituesit të BBV2.

Nga ana tjetër, Sara Hoxha ka qenë ajo që ka zbuluar detajin kohor. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka rishpërndarë videon virale duke e shoqëruar me diçiturën në anglisht: “Someone’s back tomorrow” (Dikush rikthehet nesër).


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *