
“Si e ke parë burrin tënd në BBV?”- Rabea jep përgjigjen e sinqertë
Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka bërë një analizë të lojës së partnerit të saj, duke e cilësuar atë si lojtarin kryesor që mban gjallë dinamikën e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në një prononcim të fundit në TAR, ajo nuk ka ngurruar të përmendë edhe emra konkretë, duke theksuar se disa konkurrentë varen tërësisht nga energjia që krijon Miri.
Sipas saj, mungesa e tij do të zbehte ndjeshëm atmosferën brenda shtëpisë.
“Unë shoh Mirin shumë të fortë atje brenda. Nëse nuk do ishte Miri shtëpia do kishte qenë komplet në gjumë. Janë disa banorë që zgjohen me afshin e Mirit, si Mateo. Selin nuk i shkon mbrapa gjithë kohën. Pa Mirin nuk do kishte shumë energji atje brenda.”
Me këtë deklaratë, Rabea konfirmon mbështetjen e saj të plotë, duke evidentuar faktin se Miri mbetet protagonist absolut, pavarësisht situatave apo aleancave që krijohen.
Leave a Reply