Zbulohet e shkuara e errët e Rogertit

Një debat mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nxjerrë në pah detaje tronditëse nga e kaluara e Rogertit.
Mes tensioneve, ai ka bërë një rrëfim të papritur lidhur me humbjet kolosale financiare që ka pësuar për shkak të bixhozit apo zgjedhjeve të tij të gabuara.
Gjatë diskutimit, Rogerti pranoi me krenari të çuditshme se ka humbur një pasuri të tërë në kohë rekord.
“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” deklaroi ai, duke lënë të shtangur Gimbon.
“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu kthy ai Gimbos me tone të larta.
Leave a Reply