Një diskutim mbi marrëdhëniet në çift brenda shtëpisë së Big Brother VIP u kthye në një moment të fortë emocional, pasi Selin vendosi të ndajë një histori shumë personale nga jeta e saj, të cilën – siç tha ajo – nuk e di askush.
Debati nisi pas një deklarate të Brikenës, e cila u shpreh se do ta duronte një shuplakë për të shpëtuar martesën. Gjatë shkëmbimit të mendimeve, Selin zgjodhi të fliste vetëm me Gimbon, duke treguar se prindërit e saj kishin kaluar një krizë serioze martesore.
Selin rrëfeu se babai i saj kishte bërë një gabim dhe për pasojë prindërit kishin nisur procesin e divorcit. Ajo tregoi se, pa e pasur si qëllim, kishte ndikuar që martesa e tyre të shpëtonte, por ende sot ka dilema mbi mënyrën se si e ka përjetuar nëna e saj këtë situatë.
Rrëfimi i saj solli një tjetër dimension të debatit mbi faljen, martesën dhe sakrificat brenda familjes, duke prekur një temë shumë të ndjeshme që ngjalli reflektim edhe tek banorët e tjerë.
Leave a Reply