Në një romancë të re/ Motra e Bes Kallakut ndan momentet e ëmbla me partneren e tij të re

Në një romancë të re/ Motra e Bes Kallakut ndan momentet e ëmbla me partneren e

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku duket se ka nisur përfundimisht një kapitull të ri.

Aktori i humorit jo vetëm që e ka lënë pas të shkuarën, por sinjalet e forta tregojnë se ai është sërish i dashuruar dhe tashmë lidhja është bërë familjare.

Kohët e fundit, Besi është shfaqur krejtësisht i “rilindur” dhe me një energji ndryshe në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa detaje që nuk lënë vend për dyshime, duke nisur nga një tatuazh i ri ku shkruhet emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja kuptimplotë “Trëndafil në kohë lufte”.

Gjendjen e tij emocionale e ka përshkruar më së miri edhe përmes një fotoje ku shfaqej i buzëqeshur dhe me sytë që i shkëlqenin, të cilën e shoqëroi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”.

Por konfirmimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga motra e tij, Ana Kallaku.

Ajo ka ndarë disa momente të ngrohta familjare, ku në makinë shiheshin duke qeshur e kënduar me Besin dhe një mikun e tyre.

Personi që filmonte momentet e gëzueshme ishte pikërisht partnerja e re e aktorit, e cila qëndronte pas kamerës.

Më pas, Ana postoi një foto tjetër, ku shfaqet e shtrirë në prehrin e partneres së re të vëllait, ndërsa kjo e fundit i përkëdhel flokët.

Mbishkrimi “Zemrat” tregon qartë se vajza misterioze është mirëpritur ngrohtësisht në gjirin e familjes Kallaku.

Dyshja janë treguar shumë të kujdesshëm për të ruajtur privatësinë, pasi nuk i kanë bërë tag vajzës në asnjë postim, duke mos zbuluar ende identitetin apo fytyrën e saj për publikun e gjerë.

 


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *