Pas ndarjes së bujshme nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, duket se Bes Kallaku ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, ose të paktën kjo duket nga një postim i fundit simbolik i aktorit.
Besi ka postuar tatuazhin e tij të ri me emrin “Ejona”; datën 25.12.2025 dhe shprehjen “Trëndafil në kohë lufte”. Gjithashtu tatuazhin aktori e ka postuar duke mbajtur dorën e një gruaje, ndërsa ka shtuar edhe një këngë me titullin “Do të të dua përgjithmonë”.
Ky dedikim i Besit është parë si konfirmim i një lidhjeje të re dashurie në jetën e aktorit, ndonëse nuk ka një konfirmim nga ana e tij apo ndonjë deklaratë lidhur me këtë kapitull të ri në intervistat e fundit.
Leave a Reply