Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në akademinë solemne të organizuar me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorit të vdekjes së Imzot Mark Sopit. Akademia u mbajt në qendrën Bogdanipolis, pranë Katedrales në Prishtin
Duke përkujtuar jetën dhe veprën e këtyre dy personaliteteve të rëndësishme, kryeministri Kurti tha se Imzot Prela dhe Imzot Sopi ishin jo vetëm udhëheqës fetarë, por edhe bartës të një etike të lartë publike, përfaqësues të një morali të rrallë qytetar dhe dëshmitarë të një kohe të vështirë për popullin e Kosovës.
Ai theksoi se në periudhën e errët të represionit dhe shtypjes, ata e kuptuan se misioni i tyre nuk mund të kufizohej vetëm në shërbesën fetare, por kërkonte përgjegjësi morale, guxim qytetar dhe angazhim aktiv për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të drejtës dhe lirisë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *