Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga e 13-të për punëtorët e administratës publike do të jepet në fillim të vitit 2026, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.
Kurti, gjatë vizitës në Telekomin e Kosovës, tha se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për ligjin e buxhetit të vitit 2026 dhe për pagën e 13-të. Ai sqaroi se kjo pagesë nuk do të jepet në dhjetor, por në fillim të vitit të ardhshëm, bashkë me disa të tjera të ngjashme.
“Do të merret në fillim të vitit, varësisht nga koha kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejt formojmë Qeverinë. Në mbledhjen e parë, përveç vendimit për ligjin e buxhetit, do të miratohet edhe shpërndarja e pagës së 13-të,” tha Kurti.
Ai shtoi se kjo nuk ka lidhje me premtimet e fushatës zgjedhore, duke e konsideruar çështjen tashmë të përfunduar.

Leave a Reply