Kurti: 2026-ta do të jetë vit i sigurt dhe i begatë për qytetarët!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, duke falënderuar për besimin dhe mbështetjen për katër vitet e ardhshme.
Ai premtoi se qeveria e re do të formohet shpejt dhe do të miratojë ligje dhe masa të rëndësishme, përfshirë buxhetin e vitit të ardhshëm, ligjin për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së dhe pakon për përballje me inflacionin.
Kurti theksoi gjithashtu suksesin e katër palëve të zgjedhjeve gjatë vitit 2025, duke theksuar se procesi kaloi pa incidente dhe me rezultate të pranuara nga të gjithë.
Në përshkrimin e videos, ai shkroi:
“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë.”
Leave a Reply