Reagon Suada Muça pas videos së rëndë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke u dhunuar brutalisht nga disa persona.
Në një reagim të saj, Suada ka sqaruar se ndryshe nga sa u përfol fillimisht, në vendngjarje nuk ishin vetëm vajza. Sipas saj, 2–3 meshkuj kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në sulm, ndërsa vetëm një femër ishte pjesë e grupit që e dhunoi.
Ajo shprehet se është shtrirë në tokë dhe goditur pa mëshirë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë dhune dhe frikësimi.
Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur aludime se personat e përfshirë në sulm mund të jenë dërguar nga Fire ose Xhemal Uka, emra të njohur për konfliktet e fundit në TikTok. Këto dyshime janë shtuar edhe për faktin se Xhemal Uka është përfshirë më herët në disa raste të tjera dhune, sipas raportimeve dhe diskutimeve publike.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga personat e përmendur, ndërsa pritet që ngjarja të marrë edhe rrugë ligjore, duke qenë se pamjet dhe deklaratat kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Leave a Reply