Pritet përjashtim në “Big Brother VIP”, reagojnë familjarët
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kanë degraduar në një sulm fizik që ka shkaktuar zemërim të gjerë.
Në një moment tensioni, Klodi ka ndërmarrë një veprim ekstrem duke i hedhur pije energjike në fytyrë Labinotit, ndërkohë që ky i fundit ndodhej i pambrojtur, i shtrirë në krevat.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë brenda shtëpisë.
Reagimi i familjes së Labinotit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Përmes një deklarate zyrtare në Instagram, ata e kanë cilësuar veprimin jo vetëm bullizues, por të rrezikshëm për shëndetin fizik të banorit.
“Hedhja e pijeve energjike në fytyrë, sidomos në zonën e syve, është një veprim i papranueshëm”, thuhet në reagim.
Familjarët kanë kërkuar publikisht nga produksioni dhe “Vëllai i Madh” që të mos e tolerojnë këtë precedent të rrezikshëm dhe të marrin masa disiplinore të menjëhershme (përjashtim) ndaj Klodit për cënim të integritetit fizik.
Leave a Reply