VETËM 24 ORË… DHE JETA U KTHYE 
Dje e morëm këtë të moshuar.
I lodhur, i rrënuar, me sytë që flisnin më shumë se fjalët, i ftohtë, i uritur e i vetëm.
Një njeri që po shuhej në heshtje, po të mos kishim shkuar dje, sot ndoshta do të ishte shumë vonë.
E sot, shikojeni.
Brenda 24 orëve në shtëpinë e të moshuarve:
– u la, u vesh, u ushqye
– u ngroh
– u respektua
– u përqafua
Dhe mbi të gjitha, iu kthye shpresa, sytë që dje ishin të fikur, sot qeshin, trupi që dje mezi qëndronte, sot ecën me dinjitet.
Kjo nuk është thjesht ndryshim pamjeje por kjo është ringjallje jete.
Këto janë emocionet që na mbajnë gjallë.
Këto janë lot gëzimi që vlejnë më shumë se çdo fjalë.
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Leave a Reply