Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapit, Flora Kasapi Sherifi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij.

Flora në bisedë me gazetaren Flora Shabani ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare.

Zonja Kasapi shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Çka më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *