LAJMI I FUNDIT: Ndahen nga 600€ për këta punëtorë për fundvit
Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka marrë vendim që të ndajë nga 600 euro për secilin punëtor, si shpërblim për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes.
Sipas Bordit të Drejtorëve, gjendja financiare e Pallatit të Rinisë është stabile dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind.

Leave a Reply