Vendimi i motrës së Shpat Kasapit: E vërteta pas bujës mediatike

Sipas saj, familja ka vendosur tëmos lejojë më manipulimin e emrit dhe figurës së Shpatitnë portale të ndryshme, të cilat sipas saj kanë publikuar informacione të pavërteta, të ekzagjeruara dhe të dëmshme, duke rritur konfuzionin dhe dhimbjen e tyre. Ajo ka deklaruar se familja do të bashkëpunojë vetëm me organet zyrtare dhe se çdo informacion tjetër që nuk vjen nga autoritetet është “i pavërtetë dhe shpesh i qëllimshëm për të bërë bujë.”Ky vendim vjen pasi motra e Shpatit ka qenë personali më i ekspozuar nga familja gjatë ditëve të fundit, duke u përballur me qindra kërkesa nga gazetarë, thirrje publike dhe presion të vazhdueshëm për të komentuar zhvillimet e reja. Sipas burimeve të afërta, ajo ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale, dhe debatet e brendshme familjare lidhur me trajtimin mediatik të rastit e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Leave a Reply