{"id":3184,"date":"2025-12-27T21:35:13","date_gmt":"2025-12-27T21:35:13","guid":{"rendered":"https:\/\/fnews06.org\/?p=3184"},"modified":"2025-12-27T21:35:13","modified_gmt":"2025-12-27T21:35:13","slug":"pse-po-mbijne-te-afermit-e-nexhmije-hoxhes-ne-qeverine-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fnews06.org\/?p=3184","title":{"rendered":"Pse po \u2018mbijn\u00eb\u2019 t\u00eb af\u00ebrmit e Nexhmije Hoxh\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<header class=\"article-header\">\n<h1 class=\"entry-title\">Pse po \u2018mbijn\u00eb\u2019 t\u00eb af\u00ebrmit e Nexhmije Hoxh\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs?<\/h1>\n<\/header>\n<section class=\"entry-content article-content\">\n<div class=\"code-block code-block-4\">Aleanca e Kryeministrit me klane dhe tarafe t\u00eb trash\u00ebguara nga PPSH nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por skem\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb kontrolluar PS-n\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb bllokuar lindjen e lobeve t\u00eb reja\u2026<\/div>\n<p>Shqip\u00ebria, si nj\u00eb vend i vog\u00ebl, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe do t\u00eb mbetet e p\u00ebrfshir\u00eb nga disa tabiate mesjetare si nepotizmi, krahinorizmi, tarafet e krushqis\u00eb, miq\u00ebsis\u00eb apo kumaris\u00eb.<br \/>\nSi nj\u00eb \u201cfshat i madh\u201d q\u00eb jemi, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjesh lidhje kudo n\u00eb kupol\u00ebn apo n\u00eb infrastruktur\u00ebn e shtetit, nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Mbiemra q\u00eb ngjajn\u00eb ose jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb nj\u00ebrit q\u00eb po lufton krimin nga nj\u00ebra an\u00eb apo t\u00eb nj\u00eb kryekrimineli nga ana tjet\u00ebr. Afri dhe marr\u00ebdh\u00ebnie brezash nd\u00ebrmjet zyrtar\u00ebsh apo politikan\u00ebsh q\u00eb luftojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, lidhje krushqie mes emrave t\u00eb famsh\u00ebm VIP n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>Ky fenomen ka edhe t\u00eb k\u00ebqijat, por edhe t\u00eb mirat e veta. Nj\u00eb nga k\u00ebto t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb \u00e7do njeri, n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit, e di dhe e njeh \u201cbiografin\u00eb\u201d familjare t\u00eb \u00e7dokujt q\u00eb ngrihet n\u00eb pushtet, duke e nxjerr\u00eb shpejt e shpejt gjith\u00eb historikun dhe rrjet\u00ebn gjenealogjike t\u00eb fisit, gjakut, miq\u00ebsis\u00eb dhe tarafit.<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-2\">Jemi vend ekstremesh, pasi ekspozimi ndaj pushtetit dhe paras\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb familje t\u00eb jen\u00eb n\u00eb konflikt me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, deri n\u00eb urrejtje t\u00eb eg\u00ebr. Si\u00e7 thuhet n\u00eb nj\u00eb barcalet\u00eb: n\u00ebse do t\u00eb shikosh si shkojn\u00eb familjet shqiptare, shko n\u00eb gjykata ku trajtohen \u00e7\u00ebshtjet e pronave.<\/div>\n<p>Gjithsesi, ky fenomen nuk \u00ebsht\u00eb aq problematik sa rrjeta e vjet\u00ebr dhe e fort\u00eb e nepotizmit politik, e cila n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb prishej pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit, u zgjerua edhe m\u00eb shum\u00eb. Ajo rrjet\u00eb, dikur e kufizuar p\u00ebr bllokun e udh\u00ebheqjes komuniste, u shtua e u zgjerua me kast\u00ebn e re t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb tranzicionit 34-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant fakti se, sa i p\u00ebrket nepotizmit politik, dalin n\u00eb drit\u00eb lidhjet e kupol\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cilat, si at\u00ebher\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb, ashtu edhe sot, nuk reshtin s\u00eb dh\u00ebni benefite t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-10\">Shembulli i fundit ishte ndarja nga jeta e Abdi Balet\u00ebs, diplomatit, juristit dhe politikanit q\u00eb pati karrier\u00eb n\u00eb dy sisteme, edhe pse p\u00ebr fat t\u00eb tij t\u00eb keq, jo shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Sado i aft\u00eb dhe i zoti t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb Baleta, shtys\u00ebn e shpejt\u00eb drejt maj\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb ia dha krushqia me familjar\u00eb t\u00eb Nexhmije Hoxh\u00ebs.<\/div>\n<p>Nexhmija, sipas nj\u00eb plani t\u00eb detajuar edhe nga i shoqi, krijoi nj\u00eb rrjet tarafesh fisnore e krushq\u00ebrie, q\u00eb u implantua n\u00eb administrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur gjendjen dhe p\u00ebr t\u00eb balancuar klanet e Mehmet Shehut, Hysni Kapos etj.<\/p>\n<p>Sapo Edi Rama em\u00ebroi qeverin\u00eb e re, n\u00eb Dib\u00ebr pati kuriozitet p\u00ebr rrokad\u00ebn n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, ku dibrani Ulsi Manja u z\u00ebvend\u00ebsua me \u201cpatriotin\u201d e tij Besfort Lamallari. Nj\u00eb djal\u00eb i rritur dhe i shkolluar n\u00eb Tiran\u00eb, me prind\u00ebr t\u00eb ardhur nga Peshkopia pas viteve \u201990. Familja e tij kishte lidhje me rrethin e gjer\u00eb t\u00eb Nexhmije Hoxh\u00ebs, e cila n\u00eb Dib\u00ebr kishte ngritur nj\u00eb rrjet t\u00eb t\u00ebr\u00eb klani e tarafi, q\u00eb u rrit edhe m\u00eb shum\u00eb kur Haxhi Lleshit i ra fuqia.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb sjell kush\u00ebrinjt\u00eb e Nexhmijes n\u00eb qeveri. Ai ka mbajtur n\u00eb poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme f\u00ebmij\u00eb e nipa t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, nga krahu i tij i djatht\u00eb deri m\u00eb posht\u00eb, si drejtor\u00eb, zv.ministra apo ambasador\u00eb. Kritik\u00ebt kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se af\u00ebrsia e Ram\u00ebs me k\u00ebto tarafe lidhet edhe me faktin se familja e tij jetonte pran\u00eb bllokut t\u00eb vjet\u00ebr. Lidhja me \u201cdaj\u00ebn\u201d Spiro Koleka mjafton p\u00ebr t\u00eb \u201cdekonspiruar\u201d gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Ky \u201chobi\u201d i Ram\u00ebs p\u00ebr matrioshkat e vjetra t\u00eb Byros\u00eb Politike nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsor dhe nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pun\u00eb qokash. Sjellja e tij k\u00ebto vite tregon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb e qart\u00eb politike. Aleanca e Ram\u00ebs me klanet dhe lobet e vjetra komuniste ka synime elektorale, por edhe politike: p\u00ebr t\u00eb mbajtur kontrollin dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar krijimin e klaneve t\u00eb reja brenda PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rama e tregonte shpesh si barcalet\u00eb nj\u00eb episod gjat\u00eb referendumit t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor 1998, kur si minist\u00ebr i Kultur\u00ebs i sapozgjedhur, u vonua t\u00eb votonte sepse komisioni tha \u201cShoku Edi, prit pak, se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb moshuar shoku Pali dhe shoku Rita\u201d. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrdorte p\u00ebr humor, por e pa ndikimin e rrjetit t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb elektoratin e majt\u00eb.<\/p>\n<p>Duke mbajtur gjall\u00eb lidhjet e klaneve t\u00eb vjetra rudimentare dhe t\u00eb kontrollueshme, Rama bllokon krijimin e linjave t\u00eb reja t\u00eb karrier\u00ebs politike. Kjo shihet qart\u00eb: nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Politike n\u00eb qeveri, ai ka goditur q\u00eb n\u00eb nisje tentativ\u00ebn e Erion Veliajt p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb lobi t\u00eb ri politik n\u00eb Tiran\u00eb dhe PS. Po k\u00ebshtu, n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt po godet klanin e Gramoz Ru\u00e7it n\u00eb \u201cZon\u00ebn e Par\u00eb Operative\u201d, pasi e fuqizoi dhe e p\u00ebrdori.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Rama ruan linj\u00ebn e vjet\u00ebr hierarkike t\u00eb PPSH-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ka b\u00ebr\u00eb sikur e ka p\u00ebr\u00e7muar, por prej s\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrfituar familjarisht gjith\u00eb jet\u00ebn. Dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht bllokon lindjen e lobeve t\u00eb reja. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb historia.\/Pamfleti<\/p>\n<\/section>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pse po \u2018mbijn\u00eb\u2019 t\u00eb af\u00ebrmit e Nexhmije Hoxh\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs? Aleanca e Kryeministrit me klane dhe tarafe t\u00eb trash\u00ebguara nga PPSH nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por skem\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb kontrolluar PS-n\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb bllokuar lindjen e lobeve t\u00eb reja\u2026 Shqip\u00ebria, si nj\u00eb vend i vog\u00ebl, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3184","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3184"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3184\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3185,"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3184\/revisions\/3185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fnews06.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}